Barça në krye me Messin kualifikohet në çerekfinale (VIDEO)

Barcelona ka fituar me rezultat 3-2 ndaj Athletic Bilbao në Kupën e Mbretit. Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1 në të mirë të Bilbaos, por në Camp Nou pamë një tjetër Barçë, e cila dominoi nga fillimi deri në fund.  Goli i parë në takim u shënua nga Luis Suarez në minutën e 35-të dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.  Pjesa e dytë filloi me golin e Neymar në minutën e 48-të nga pika e bardhë, por mysafirët ngushtuan epërsinë e katalunasëve me golin e Enric Saborit (51’).  Kur të gjithë menduan se ndeshja do shkon në vazhdime, në skenë doli Lionel Messi, me një gol të bukur nga gjuajta e lirë në minutën e 78-të. Kundërshtari i Barcelonës në çerekfinale do të mësohet me anë të shorit.

https://www.youtube.com/watch?v=EsGliTzpo1s