Barça ka synim kryesor Haaland, plani B është bomberi zikaltër

31

Aguero u prezantua, Depay është çështje kohe, por Barcelona nuk e ka përfunduar përforcimin e sulmit. Me një ose dy shitje të rëndësishme (Dembélé dhe Griezmann), Blaugrana-t mund të aspirojnë për një tjetër sulmues të klasit botëror, që synohet të merret në javët e fundit të verës.

Dy emrat në garë janë Haaland dhe Lautaro Martinez, siç raportohet nga katalanasja “Sport”.

Prioriteti është qendërsulmuesi i Borussia Dortmund, me agjentin e të cilit, Mino Raiola, presidenti Laporta ka marrëdhënie të shkëlqyera.

Sidoqoftë, pengesa është Borussia, e cila për momentin nuk dëshiron ta lëshojë bomberin norvegjez. Tentativat do të bëhen pas Kampionatit Europian. Nëse nuk shkohet dot te Haaland, plani B është një tjetër: Lautaro Martinez.

Interi është i gatshëm të negociojë, shitja me para ose shkëmbimi janë opsionet. “Toro” ëndërron të luajë me Messin dhe po pret vetëm Barcelonën, tashmë shumë afër tij verën e kaluar.

Edhe Atletico Madrid është në gjurmët e Lautaro Martinez, por Barça mbetet zgjedhja e parë prej Messit dhe lobit argjentinas në ekip.