Barcelona ka fituar ndaj Atletico Madridit me rezultat 1-2 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit. Mysafirët ishin në elementin e tyre këtë herë dhe ishin dukshëm më të mirë gjatë gjithë takimit. Goli i parë erdhi nga Luis Suarez në minutën e shtatë dhe ishte solo gol nga uruguaiani. Në minutën e 33-të mysafirët shënuan një tjetër gol të bukur, por këtë herë autor ishte Lionel Messi dhe me rezultatin 0-2 përfundoi pjesa e parë. Golin e vetëm për vendasit në pjesën e dytë e shënoi Antoine Griezmann në minutën e 59-të. Ndeshja tjetër luhet në Camp Nou me 7 shkurt.