Barcelona dhe Manchester Unitedi janë duke monitoruar situatën e Mesut Ozilit, derisa Alexis Sanchez nuk e ka ndërmend të mbetet tek Arsenali, raporton Goal. Ozili është i interesuar që të kalojë te Barça ose te Unitedi, derisa ende nuk ka pasur bisedime për vazhdimin e kontratës së tij me klubin londinez. Ai në muajin janar mund të nënshkruajë parakontratë me ndonjë klub, por kërkesat e tij rreth pagës mund t’ia plotësojnë Barça e Unitedi. Unitedi ka si përparësi Jose Mourinhon, i cili e njeh Ozilin gjatë kohës së tyre te Real Madridi, por qëndrimi i Ozilit nëse do të luajë për Manchesterin është pika kryesore e vendimit.