Stefan de Vrij e Milan Skriniar janë bërë objektiva të gjigantit katalunas për afatin kalimtar të janarit. Barcelona po mendon të përforcohet në fazën defanzive për pjesën e dytë të sezonit. Gjiganti katalunas ia ka vënë syrin dyshes së mbrojtjes, Stefan de Vrij e Milan Skriniar. Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”, përcjellë gazeta Koha.
Samuel Umtiti është i lënduar dhe për këtë arsye kampioni spanjoll po mendon të bëjë përforcime gjatë dimrit. De Vrij e Skriniar kanë rënë në radar të Barçës pas fillimit mbresëlënës të sezonit të ri me Interin, i cili aktualisht është i dyti në Serie A. /Gazeta Express/