Barcelona është e gatshme të transferojë Kevin-Prince Boatengun nga Sassuolo, por atij mund t’i bashkohet edhe bashkëlojtari Stefano Sensi.
“Sky Sport Italia” raportoi sot se Boatengu është shumë afër kalimit në Camp Nou në formë huazimi prej 2 milionë eurosh, me opsionin për transferim të përhershëm në fund të sezonit. Për këtë transferim Barça duhet të shtojë edhe tetë milionë euro tjera. Raportohet se Boatengu është përshëndetur me bashkëlojtarët sot dhe pritet të kryejë testin mjekësor nesër.
Gjithsesi, “SportMediaset” raporton se Boatengu s’është lojtari i vetëm i Sassuolos të cilin e do Barça. Raportohet se klubet janë në bisedime edhe për mesfushorin Sensi, por vetëm për sezonin e ardhshëm. 23-vjeçari po kërkohet edhe nga Milani.