Barcelona dëshiron t’i nisë bisedimet me Arturo Vidalin në lidhje me kontratën e re – raporton gazeta spanjolle Sport.
Kiliani kaloi te Blaugranët në muajin gusht të vitit të kaluar nga Bayern Munichu dhe deri më tani ka regjistruar 45 paraqitje për ekipin e Ernesto Valverdes.
Mesfushori ka kontratë me katalunasit deri në vitin 2021, mirëpo ata duan që ta mbajnë më gjatë në skuadër.