Madrit, 11 nëntor – Super kupa spanjolle në futboll tre edicionet e radhës zhvillohet jashtë Evropës. Ndërkaq, sot u bë shorti për ndeshjet e janarit në qytetin Xheda në Arabinë Saudite.
Nga ky shorti doli se në gjysmëfinale të ndeshen Barcelona-Atletiko Madrid dhe Valencia – Real Madrid, gjegjësisht kjo ndeshje e fundit do të zhvillohet më 8 janar, një ditë më pas luhet derbi i Spanjës, mes Barcelonës dhe Real Madridit. Përderisa finalja e Superkupës së Spanjës është caktuar për 12 janar.
Një prej kushteve të vendosura nga Federata e Futbollit të Spanjës, gjatë kohës së arritjes së marrëveshjes me sauditët, ishte që në këto ndeshje të lejohet hyrja e grave në stadiumin, i cili ka kapacitet prej 62 mijë spektatorë. Fituesi i këtij turniri do të fitojë dy milionë euro. Ndërkaq, vetëm nga pjesëmarrja ekipet spanjolle pritet të përfitojnë nga 800 mijë euro.(koha.mk)