Barca apo Bayern, sonte mësohet gjysmëfinalisti i tretë

30

Sonte do të luhet çerekfinalja e radhës, ajo mes Barcelonës dhe Bayern Munich. Pas PSG dhe Leipzig, radha është që njëra nga Barcelona dhe Bayern të prejnë biletën për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.mk

Në Lisbonë të Portugalisë, Barcelona dhe Bayern kontestojnë njëra tjetrën, në atë që shihet si çerekfinalja më interesante e këtij sezoni.

10 tituj të Ligës së Kampionëve zbresin në fushë, madje, nga skuadrat e mbetura, vetëm këto dy skuadra kanë Ligën e Kampionëve të fituar.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Bayern Munich do të luhet me fillim nga ora 21:00. Fituesja e këtij çifti do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e Manchester City – Lyon.

Comments are closed.