“Serbët të cilët ban me besue qarqet diplomatike europiane se Shqiptarët nuk janë veçse grumbuj aventuerjerash që foRmojnë në një vend që shtrihet prej Tirane deri në Tepelenë e se Kosova asht banueme fund e maje prej Serbëvet, tue mëshefë kështu ekzistencën e një miljon banorëvet Shqiptarë në vilajet të Kosovës…”
Nga Qerim LITA
(vijon nga dje)
Në përmbyllje të këtij shkrimi, kushtuar krimeve dhe mizorive serbo-malazeze në Rugovë, Plavë e Guci, po e shpalosim të plotë promemorien e Komitetit të Kosovës, dërguar më 28 shkurt 1919, udhëheqësit të atëhershëm politik të Fuqive të Mëdha Evropiane në Shkodër, përmbajtja e së cilës ishte si më poshtë: “28 fror 1919 në Fletore: Kena marrë me nderime gjegjjen e Ekselencës s’uej. Shiqojmë botën mizerabël me pa-anësinë që kishte për t’a shique një krijesë prej planetit të Marsit me teleksopin e ibretit, prandaj lutjet t’ona dalin prej një zemre të sinqertë esi të tilla të kemi mirësinë me u dhanë randësinë e duhur. Shkodra i pati hapë përzemën … 150.000 vetmë ushtarë e popull serb që pati ikë prej rebeshit të gjermano-austriakëve barbar në vjetin 1915 dhe i pati mbajtë e ushqye ata afër dy muajvet e gjysëm. Sot në Shkodër janë afër 5000 refugjatë fatkeqë, të cilët Shkodra s’asht e zoja me i ushqye e me i strehue për një kohë të gjatë. Këtë gja e çmoni dhe Ekselenca e Juej. E na mjerohena kur mendojmë se Shkodra ndodhet nën një barrë kaq të randë. Megjithëkëtë shpresojmë nga drejtësija e shtetevet të Mbdhaja tek e cila drejtësi na kena besim se refugjatët që janë strukë në Shkodër e në malci të Jakovës do të këthehen ndër vendet të veta me një kohë të shpejtë nën garancinë e Shtetevet në fjalë tue i shpëtue nga ngjarja në të cilën ndodhen, tue iu shpërblye malli e gjajae grabitun dhe e djegun. Një masë e drejtë këso dore ka me shpëtue nga vdekja me mijëra flije të barbarizmës sllave të shpërndamë nëpër Shkodër e në Malci të Jakovës. Për kundra atyne të mjerëvet s’u ka mbetë në këtë tokë vend, veçse me u mbyt të gjol të Shkodrës.
Raporti që ju ka dhënë Shkëlqesës s’uej i nderti Komandant i Serbit për që Shqiptarët kanë mësye ma parë, mbështetet në mashtrimet zyrtare të serbëvet për të mbulue kriminalitetin e tyne. Serbët e Malazezët që dolën në vedi në fromë vatrash brigandësh si pjellë e pansllavizmit dhe e politikësruse, u treguan shumë të zotët me mëshefë ose me shtrembnue krimet e barbarizmat që kryen që ngadatae eksistencës së tyne. Serbët të cilët ban me besue qarqet diplomatike europiane se Shqiptarët nuk janë veçse grumbuj aventuerjerash që foRmojnë në një vend që shtrihet prej Tirane deri në Tepelenë e se Kosova asht banueme fund e maje prej Serbëvet, tue mëshefë kështu ekzistencën e një miljon banorëvet Shqiptarë në vilajet të Kosovës.
Personalitete politike europjane që kanë në dorë mjete zyrtare munden t’u drejtojnë autoriteteve të nalta e qarqeve diplomatike shkresazyrtare në formë që dëshrojnë ato. Kurse lajmet vet private të ndonjëpersoni ose shkresavet të ndonjë Komiteti s’u jepet besim për kundrejt raportevet zyrtare që jep një funksionar qeveritar, përkundra priten me dyshim. Kjo gja asht krejt e natyrshme e prandej Komanda e Kotorit paraqet Shqiptarët agresorë mbi informatat zyrtare që ka pasë prej Serbëvet e Malazezëvet. Por ata i bajnë këto shpifje me mëshefë realitetin dhe me shkarkue vedin nga përgjegjja e krimevet. Se pretendimet e Serbëvet janë krejt shpifje,provohen me faktet që po shënojmë këtu poshtë:
- a) Siç kemi shpjegue në raportin me datë …dhe n’aneksin e saj statistikën, në krahinë të Podgorit janë plaçkitë…shpijadhe djegë…shpija dhe vra…vetë. Mbas dy ditëve që u kryen këto krime, si shkak treguen Serbët thyemjen e postës prej një brigandi që ndodhej i arratisun në mal ç’prej disa vjetësh.
- b) Në Tërgovishtë u ranë mase njëqind shqiptarë pa kurrfarë shkaku dhe iu grabit pasunija.
- c) N’Akovë ma se tetëqind vetë u vranë barbarisht, iu plaçkitën teshat e shpijavet dhe bagëtija. Nga familjet e para të vendit u morrën 46 vajza prej të cilavet gjashtë u dhuuen në nderë. Tjerat për të psue po këtë fat u çuen mbrënda ndër tokat e Malit Zi. Gjithë këto fatzezë ndej ndër qetsi ndër shpijat e tyne, a gërganë Serbët që u “vranë”, ç’faj kishin grat e pafaj e vajzat virgjine që u ç’nderuen n’atë mënyrë?
ç) Me raportet e ndryshme që japim ç’prej tre muejvet dhe me fakte e kena provue se Serbët e Malazezët do të mësyjnë Plavën e Gucinë dhe do t’i masakrojnë banorët e tyne. Ngjarjet e dëshmuen këtë ëllim tradhtar të Serbëvet. Vonesaderi më sot me çue në vend këto plane kriminale të parashtrueme, rjedhte ngashkaku se fuqija e përqendrueme malazeze s’ishte e mjaftë e pritej të vijshin fuqina ndihmëtare serbe. E kur mbëritën fuqinat e rregullta serbe me topae mitraloza, atëherë u hap sqena e krimevet. Fuqinat ushtarake sllave, që deri atëherëpërgjojshin, filluen operacjonet e paramendueme. Ç’prej tre muejsh filluen masakrat e plaçkitjet n’Akovë, në Bergovisht, në Peshterë, në Podgor e ngjeti dhe barbarizmat në Podgoricë. Plava e Gucija nën ankthin e këtyne tmerrevet nuk mund të bajshin tjetër veçse me mprojtë jetën e nderën e vet ndaj bishët e egra që vishin prej visevet të ndryshme të Malit të Zi dhe ndaj fuqit e rregullta ushtarake të serbëvet. Pra me tregue agresor një popull që mprohet kjo s’asht tjetër veçse një shpifje që s’e pranon arsyeja. Kur Serbët rrënojnë e djegin gjithçka me bomba, topae mitraljoza për mos me lanë gjallë një prej racës shqiptare, si pretendojnë se janë agresorë pleqt, gratë e fëmitë që bahen kortarë nën breshninë e plumbavet të mitraljozavet? Sikur Serbët pa pas turp t’a bajnë këtë pretendim, a gjëndet ndonjë ndërgjegje e shëndoshë që t’a pranoj këtë gja?
- d) Serbët në kundërshtim me parimet ligjore sot në fuqi, ia vën në formë të një detyrimi popullit mbajtjen e ushqimin e gjandarmërisë e të fuqisë ushtarake që kanë instalue në krahinë të Rugovës, dhe me këtë rasë vijojnë me shtypë popullin me gjithfarë mënyrash.
Veprat barbare që po shënojmë poshtë, shpjegojnë qëllimin që ndjekin Serbët: Në katundin Koshotan të krahinës së Rugovës kanë grabitë 200 krenë dhen të Jashar Murtit, 280 të Hysë Hangasë, 150 të Sadri Harizit e 200 të Met Zyberit. Abdyl Harizit i kanë vra 3 barijt, Zymer Smajlin e kanë vra dhe i kanë plaçkitë shpinë, kanë vra dhe Salih Alinë bashkë me shokun e tij Temo Ramon kur po kthejshin nga Peja në katund. Bajram Rustemit i kanë grabitë 280 krenë dele prej katundit Drellas dhe e kanë vra. Kështu kanë vra dhe Rexh Haxhinë kur ky desht të mbylli derën në kohë që Serbët kishin fillue me ia plaçkitë shpinë.
Në katundin të Koshishtes kanë vra Xhixh Sokolin dhe i kanë marrë me dhunë 60 dele, 3 lopë e një kal dhe gjithë drithni që kishte;
Në katundin Bukel i kanë grabitë 140 dele Mursel Salihit, 60 Abedin Buxhujit dhe 70 Halil Zeqës, tue i vra për fund dhe këta të tre.
Në katundin Bisirnicë kanë vra Mehmet Ismailin, Ibish Bajramin dhe tre barij bashkë me njëqind krenë dele.
Për me ushqye popullin e Malit-Zi u kanë marrë me dhunë drithin katundevet të varfna që u përmenden sipër dhe katundeve tjerë në Jakovë, tue lanë pa bukë vetë popullinë e atyne katundevet.
Në katundin Pepiç iu dhunohet ndera…gravet. Deshprimi i familjevet të tyne arrijnë kulmin.
Një katundar, të cilit i asht grabitë drithi blen një barrë drithë dhe e nisë për në katund me djalin e vet. Por sa djaloshi vjen në postë të Belohës gjëndarmët Malazezë i marrin me dhunë drithin e kalin dhe vrasin djaloshin me urdhën të kapitenit. I ati e familja i drejtohen kapitenit e kërkojnë djalin, kalin dhe drithin. Kapiteni gjegjet se djali asht vra. Atëherë aty nisë nizaja dhe populli acarohet.
Komandanti Serb në Plavë u jep autorizim dyzet vetvet me shkue në Pejë me ble drithë. Kur këthejnë i ndalon komandanti i Gjëndarmërisë malazeze në postin Belohë, grabisin kuajt me gjithë drithë, dhe vrasin dyprej tyne, me gjithë se atadeklarojnë se këtë drithë e barshin për ushtarët serbë. Këto sjellje t’egra mërzisin e deshprojnë bajraktarët e krahinës së Rugovës. Këta kërkojnë me gjetë mënyrën si e si t’u vihet një fre këtyne vepravet dhe bajnë nji pjekje me Komandën e Pejës, për me ia parashtrue këtij ankimet e popullit. Kapiteni komandant i Pejës vjen në Peklen te Guri i Biruem. Por këtu, mun të Qafa e Hajlas, hapë zjerrm kundra bajraktarëvet një fuqi që kishte ardhë prej Rozhaje. Bajraktarë e popull që pritshin vendosjen e një qetsije e të sigurijes, kur ndodhen përpara një zjermi që hapin ushtarët Serbo-Malazezë, ata natyrisht çohen e mprojnë jetën e tyne.
E qe, kështu fillon ngjarjae Rugovës, shkaktarët e vetëm të së cilës janë ata që hapën më të parët zjerrm. Me ia ngjitë këtë faj Shqiptarëvet, asht tamam puna e atij kriminelit i cili për me qitë vedin të pafaj, ia ngarkon këtë tjerëvet. A asht kjo një akuzë për t’u pranue?
Shkaktarët e autorët e ngjarjes fatale të Plavës e të Gucisë, provohen si vijon poshtë:
- a) Shtat ditë para ngjarjes Komandanti Serb me banim në Plavë fton Hasan agë Ferrin, Shaqir Muslinë, Jusuf Ramën e Mehmet agë Ferrin, pari e vendit dhe iu komunikon se gjithkahë në Mal të Zi asht dhanë urdhën me shembë Plavë, Guci e rrethe me spata, bomba, top e me mitraloza;
- b) Për ne asht një fakt i provuem sugjerimin që u ka ba komandatavet të serbit e të Malit Zi Princi Aleksandër, qi këthente nga Parizi në Nish për me shtypë patjetër popullin e Plavës e të Gucisë dhe me i shpartallue këto dy krahina, mbasi kauza kombëtare serbe do të psoj dame nga gjendja që paraqesin këto;
- c) Katundi Bebiç asht rrenue përpara ngjarjes dhe Sllavët të Brezoviçit i asht dhanë leja me vra Shqiptarët po ma përpara, dhe Sllavët kanë vra disaShqiptarë;
- d) Rruga në medis të Plavës e të Gucisë asht pre, një jave ma parë, dhe komandanti serb ka instalue në kullë të Stanisha Gjurkoviqit në katund të Vojnaselës dhetë ushtarë me një mitraljoz, të cilët kanë vra me mitraljoz Ram Bajramin prej Rugove, Hasan Mashin prej Vuthaj dhe të shoqen e Sul Demës prej Shkreli bashkë me katër krenë lopë, kur po kalojshin andej pari;
- dh) Fuqitë Serbo-Malazeze po shtohen dita ditës dhe kanë fillue me shtypë Plavën e Gucinë.
Malazezët kanë mësyje Nokashiqin e prej aty Çakovën, kurse fuqitë serbe prej Peje kanë dalë në Qafë e prej këtu në Metahe, ku kanë vu topa dhe kanë bombardue e djegë Metahen e Kumarashin, mandej kanë bartë topat në Kumarash dhe prej këtu kanë nisë me rrenue Plavën e Gucinë. Në këtë çast me urdhën në komandantit serb që gjendej në Plavë ushtarët kanë fillue me hapë zjerrm kundra popullit e kundrashpijavet.
Populli i Plavës dhe i Gucisë që pat kuptue ç’prej tre muej e gjysëvet qëllimet dhesjelljet e Malazezëvet e të Serbëvet, u çuen e mprojtën vendet e tyne, jetën e gravet e të kalamajvet të tyne prej plitavet që kishin pregatitë prej dheu.
Një hetim mjafton me qitë në shesh se cilët janë shkaktarë të kësaj gjendje. Prandaj nga ndjenjat e larta e fisnike të Shkëlqsës s’uej lusim me marrë masa të ngutshme me këthye refugjatët e mjerë ndër vende të veta nën garancin e shtetevet të mdha për t’i shpëtue nga vdekja, dhe me i vu ato vise, deri në kohën e paqës, nën një administratë ndërkombëtare tue i detyrue shkaktarët me iu shpërblye edhe damet”. (fund)