Barakat e Komunës Karposh janë ndërtime pa leje

28

Shkup, 13 prill – Kreu i Karposhit, Stefan Bogoev në Televizionin Telma ka thënë se barakat komunale ku është e vendosur komuna janë ndërtime të egra (pa leje), transmeton Koha.

“Të hënën kur të arrij raporti i Entit shtetëror për revision do ta dorëzoj deri tek Prokuroria themelore publike. Në raport janë zbuluar raste në të cilat janë harxhuar shuma të mëdha parsh për të cilat nuk ka raport financiar dhe llogari. Objekti komunal i Karposhit është ndërtim pa leje. Barakat janë ndërtuar pa vendim të Këshillit, pastaj, tenderi për ndërtim është i dyshimtë” ka thënë Bogoev.

Comments are closed.