Hulio Baptista është rikthyer për të vazhduar karrierën në Evropë. Pasi ka përshëndetur Orlando Siti, braziliani ka firmosur për Boltonin, një ekip në kategorinë e dytë angleze, Çampionship. Pas pesë javëve të para të kampionatit, Boltoni ndodhet në vendet e fundit të renditjes dhe ka zgjedhur ish-sulmuesin e Sao Paulos, Seviljës, Real Madridit, Arsenalit, Romës, Malagës, Kruzeiros dhe së fundmi Orlandos për t’u ringritur, duke shmangur rënien nga kategoria. Baptista, nga ana e tij, është gati të nisë një sfidë të re në moshën 35 vjeçare. “Londra ka qenë gjithmonë në preferencat e mia”, tha sulmuesi që ka luajtur 47 ndeshje me kombëtaren e Brazilit, ku ka shënuar shtatë gola.