Banorit nga Vrapçishti i vjedhin 36 pëllumba që kushtonin rreth 1 mijë euro. 35 vjeçari M.H nga ky fshat, i tha Policisë që persona të panjohur kanë hapur derën e kafazit dhe nga aty ia kanë marrë të gjitha pëllumbat, për të ikur pastaj në drejtim të panjohur, njofton Flaka. Sipas pohimit të tij, dëmi i shkaktuar material llogaritet në 50 mijë denarë.