Shkup, 29 mars – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), ka sjellë vendim që deri më 31 mars të largohen nga konvikti “Tome Stefanovski-Seniç” të gjithë banorët e lagjeve të vërshuara, pasi sipas tyre, banorët tani mund të kthehen në shtëpitë e tyre, shkruan gazeta KOHA. Mbi 100 familje nga rajonet e vërshuara, Hasanbegu, Haraçina dhe Stajkovci, u vendosën në konvikt. Muaj më parë atyre iu vazhdua qëndrimi nga ana e shtetit, kurse te premten duhet ta lëshojnë konviktin. Banorët janë të revoltuar nga ky vendim pasi, sipas tyre, nuk kanë se ku të kthehen sepse shtëpitë i kanë ende të pa banuara. “Le të vijë Komisioni të më merr mua të shkojmë bashkë… (më gjerësisht në numrin e nesërm)