Banorët të lagjes së Teqes në Tetovë, të shqetësuar për hapjen e një kazinoje të re në lagjen e tyre, para pak çastesh janë organizuar dhe e kanë bllokuar rrugën kryesore të lagjes së tyre. Fenonemi i hapjes së bastoreve dhe kazioneve në qytetin e Tetovës viteve të fundit ka marrë hovë të madh. Ndryshe, muaj më parë nën moton “Thuaj jo bixhozit” në Tetovë u organizuar një protestë masive, ku qytetar të shumtë e shprehën revoltën e tyre kundër hapjes së këtyre lokaleve degjeneurese për rinin.