Shkup, 25 tetor – Banorët e fshatit Lisiçe të Poshtme, nesër prej orës 14 deri në orën 16, do ta bllokojnë rrugën tek vendi i quajtur Çatall, ku rruga kryesore (rruga 1) e Lisiçs së Poshtme ndahet nga rruga tjetër, njofton Koha.mk. “Tashmë një kohë të gjatë ballafaqohemi me problem si rrugë të pasfaltuara për shkak të sjelljes së rrjetit të ujësjellësit në fshat.Banorët ballafaqohen me vështirësi gjatë kryerjes së obligimeve ditore. Me këtë rast si banor të Lisiçes së Poshtme të Komunës Aerodrom jemi të obliguar ta bllokojmë rrugën në shenjë proteste’ thonë banorët.