Banorët të këtij fshati janë të indinjuar për shkak të këtij problemi dhe kërkojnë një zgjidhje të përhershme. Kjo situatë përsëritet gjithmonë kur ka reshje të shiut edhe atë dekada me radhë. Dëmet nga kjo situatë i pëson edhe ndërmarrja “Banjat e Dibrës Capa”
Vjollca SADIKU
Dibër, 23 shtator – Fshati turistik Kosovrasit të Poshtëm ballafaqohet me shumë probleme kur ka reshje të rrëmbyeshme. Është një fshat i bukur i cili në afërsi i ka ujërat termomineral, Liqenin e Dibrës dhe lumin Radikë. Por, problemi që paraqitet me erozionet të shumta shkakton drejtpërdrejt dëme në sferën e turizmit. Fshati në fjalë gjithmonë pëson dëme kur paraqiten reshjet e rrëmbyeshme. Ashtu ndodhi edhe këto ditë kur përsëri u bllokua rruga që lidh fshatin me lokalitetin banjar turistik – “Banjat e Dibrës Capa” si dhe me fshatin Kosovrast i Epërm. Prurjet të mëdha të dheut dhe gurëve që vijnë nga përroska e malit dhe që përfundojnë në Liqenin e Dibrës përsëri bllokuan akset rrugore por shkaktuan dëme të mëdha tek shumë shtëpi në fshatin në fjalë. Banorët të këtij fshati janë të indinjuar për shkak të këtij problemi dhe kërkojnë një zgjidhje të përhershme. Kjo situatë përsëritet gjithmonë kur ka reshje të shiut edhe atë dekada me radhë. Dëmet nga kjo situatë i pëson edhe ndërmarrja “Banjat e Dibrës Capa”. Frekuentimi i udhëtarëve respektivisht i turistëve banjar, këto dit ishte i bllokuar.
Bordi drejtues i “Banjave të Dibrës Capa” poashtu është shumë i shqetësuar për situatën në fjalë. Bllokimi i rrugës shkakton probleme si në furnizimin e kapaciteteve hotelerike ashtu edhe në frekuentimin e turistëve banjar. Investitori kryesor dhe drejtori gjeneral Mexhit Capa thekson se erozionet dhe vërshimet janë një problem shumë i madh edhe për lokalitetin Banjar turistik të “Banjave të Dibrës Capa” në Kosovrast ku gjendet edhe parku më i madh “Akua Spa Park”, më i madhi në Ballkan me çka pushuesit përdorin ujin termomineral. Capa shton se në mënyrë të vazhdueshme ka bisedime me pushtetin vendor dhe hidrocentralin “Spilje” dhe aktualisht është aktivizuar një projekt që ka të bëj me pastrimin e kaskadave të cilat tanimë janë dëmtuar shumë. Pas realizimit të këtij projekti do të ndërtohet edhe një urë në këtë pjesë të hyrjes në lokalitetin banjar në Kosovrast. “Problemi në fjalë duhet të tejkalohet sa më shpejt, sepse dëmton edhe turizmin banjar por edhe dy fshatrat të këtij rajoni”, thotë Capa.
Pushteti vendor i Dibrës poashtu është i shqetësuar me erozionet dhe vërshimet që shkaktohen në këtë territor të komunës Dibër. Kryetari Hekuran Duka thotë se problemi i rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve shkaktohet për shkak se nuk janë mirëmbajtur kaskadat që i ka ndërtuar hidrocentrali “Spilje” në këtë pjesë të komunës. Kaskadat janë ndërtuar për pengimin e vërshimeve dhe erozionit dhe parandalimit të prurjeve të dheut dhe gurëve në ujërat e Liqenit të Dibrës. Duka thotë se pas bisedës me udhëheqësit e hidrocentralit “Spilje” ka marrë informatë se është përgatitur një projekt për pastrimin dhe sanimin e kaskadave. Poashtu, sipas tij, deri në realizimin e këtij projekti që pritet të stabilizoj situatën, komuna Dibër gjithmonë në kohë dhe shpejt intervenon me automjetet të specializuara- bagerë. “Besojmë se edhe këtë problem shumë shpejt do ta zgjidhim edhe pse është shkaktuar nga mos mirëmbajtja e Kaskadave. Fatkeqësitë natyrore në këtë pjesë të komunës do të tejkalohen vetëm me projektin në fjalë”, ka deklaruar Hekuran Duka, kryetar i Komunës Dibër. (koha.mk)