Shkup, 16 prill – Banorët e Gjorçe Petrovit vazhduan edhe sonte me protestën para SHF “Mirçe Acev” dhe bllokadës në rrugën “Boris Sarafov” ku dje u shtyp me makinë një fëmijë 10-vjeçar.
Semafor do të vendoset në vendin kritik, paralajmëroi sot kryetari i komunës Aleksandar Naumoski. Ata e përshëndetën vendimin por janë skeptikë pasi edhe prej kryebashkiakut paraprak kanë marrë premtim të tillë i cili deri më tani nuk është plotësuar.
Vlerësojnë se një semafor nuk është i mjaftueshëm dhe kërkojnë të vihen policë të shtrirë në rrugë, veçanërisht për sigurinë e nxënësve të SHF “Mirçe Acev” ku ka vendkalim për këmbësorët por shpesh për shkak të vozitjes së shpejtë nuk respektohen klimtarët.
Qytetarët krahas prej Komunës edhe nga MPB-ja kërkojnë që të ndërmarrë masa për shoferët e pandërgjegjshëm të cilët në këtë rrugë si edhe në rrugën kryesore komunale “Gjorçe Petrov” i drejtojnë automjetet me shpejtësi deri në 160 km në orë.