Vazhdojnë reshjet e dëborës në disa njësi të Qarkut Dibër, si në Lurë, Kala e Dodës, Sllovë dhe Selisht, transameton Klan Kosova.
Si pasojë në fshatrat Tërnovën e Madhe dhe Tërnovën e Vogël janë bllokuar 115 familje.
Bora vazhdon të bjerë dhe deri tani sipas banorëve raportohet se në Lurë trashësia arrin në 20 cm.
Në disa njësi të Bulqizës si në Ostren dhe Trebisht lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhirë./lapsi.al/