Banorët e Çairit me mendime të ndryshme për përmbushjen e premtimeve parazgjedhore(Video)

Banorët e Komunës së Çairit të ndarë në mendime sa i përket punës një vjeçare të kreut të kësaj Komune. Disa prej tyre me shumë kritika për mos-përmbushjen e premtimeve parazgjedhore, duke përkujtuar se në Komunën e tyre mungojnë shkolla dhe çerdhe të reja si dhe kanalizimi e ujësjellësi, në lagje të caktuara. Disa të tjerë shprehen se kreu i Komunës ka punuar aq sa ka pasur mundësi. Ndërsa vetë Ganiu gjatë llogaridhënies për punën e tij një vjeçare ka theksuar se ka përmirësuar infrastrukturën rrugore në disa pjesë të Çairit, ngritjen e nivelit të pastërtisë publike, krijimin e zonave të gjelbërta dhe këndeve për fëmijë.

“Rrugët janë të prishura, me ujë. Poshtë, në Çair ka punu ama këndej nga ne ende jo, nëse e shikoni rrugën nga kalon 20-ta katatrofë është, shumë është e dëmtuar, çfarë do të bëhet nuk e di, ta shohim më tutje”.

“Asgjë nuk ndërmarrin masa, kushdo që të vijë janë të njëjte”.

“Mirë ka punua dhe është duke punu mirë”.

“Me mundësitë e veta ka punu boll, ndoshta shoqëria nuk po e ndihmojnë por vet është duke dhënë kontribut të mirë për komunën e Çairit. Disa rrugë kryesore i ka rregulluar, këto për fillim e tjerat vijnë pas. Për lagjen Dizhon nuk kontribu shumë por shpresojmë që në fund do të bëjë edhe për këtë lagje. Shikoni vet (insert shahti) kjo flet vet, nuk ka nevojë unë me fol, duhet këto mi rregullu”.

Ganiu pranon se ka akoma shumë punë për tu bërë në Çair. Sipas tij problemet më të mëdha vijnë nga sipërfaqja e vogël që ka komuna dhe mbipopullimi i saj. Sipas tijt, shumë projekte rrezikojnë të mos realizohen për shkak të mungesës së hapësirave të lira për ndërtim.

Pavarësisht kritikave të banorëve, Ganiu thekson se “Kontrata” për vitin 2019 parasheh punë dinamike dhe realizim të shumë premtimeve, mes tyre: ndërtimi i kopshtit të ri për fëmijë “Bambi”, ndërtimi i pishinës shkollore, rikonstruimi i palestrës sportive “Partizan” dhe shumë të tjera.