Shkup, 6 nëntor – Banorët e komunave Çair dhe Butel të cilët aplikuan për subvencione për furnizim me kondicionerë inverter dhe kanë marrë porosi elektronike për dorëzimin e stufave nga Qyteti i Shkupit, gjatë kësaj fundjave, nesër dhe të dielën, do të mund t’i dorëzojnë stufat e vjetra me dru ose me naftë në oborrin e shkollës së mesme “Zef Lush Marku”.
Siç njoftoi Qyteti i Shkupit, aksioni do të zgjasë prej orës 10 deri në orën 16.
Në Qytetin e Shkupit arritën 5.000 aplikacione, ndërsa nga komunat Çair dhe Butel kanë arritur gjithsej 884 aplikacione në këtë thirrje publike. Gjatë fundjavave të kaluara, aksion i këtillë për dorëzimin e stufave të vjetra të cilat shfrytëzojnë lëndë djegëse joekologjike si zëvendësim për kondicionerë inverterë për ngrohje u organizuan në komunat Saraj, Shuto Orizarë, Karposh, Qendër, Kisella Vodë, Gjorçe Petrov, Gazi Babë dhe Aerodrom.
Është me rëndësi të theksohet se në dy vitet e ardhshme, sipas kushteve nga thirrja publike, inspektorati i qytetit ose shtetëror mund të bëjë mbikëqyrje inspektuese te personat që kanë fituar subvencion, që të shihet se ai shfrytëzojnë me të vërtetë inverterët ose është bërë mashtrim, për çka do të ngritet procedurë për kthimin e mjeteve financiare.
Thirrja publike për ndarjen e subvencioneve për inverter kondicionerë i përfshiu qytetarët të cilët kanë blerë inverterë nga data 01.01.2020, deri në përfundim të thirrjes më 30.11.2020 ose deri në ditën e derdhjes së mjeteve. Në këtë thirrje qytetarët mund të aplikojnë onllajn.
Sipas kushteve të thirrjes, qytetarëve do t’iu kompensohen në tërësi shpenzimet për furnizim të pajisjes invereter kondicionerë, por jo më shumë se 62.000 denarë në neto vlerë.
Qëllimi i thirrjes publike për ndarjen e subvencioneve për furnizim të pajisjeve inverterë kondicionerë është që të kontribuohet për uljen e ndotjes së ajrit në Shkup përmes uljes së numrit të oxhaqeve të cilët tymojnë për shkak të ngrohjes së shtëpive gjatë sezonit të ngrohjes, gjegjësisht në periudhën e dimrit.