Shkup, 9 dhjetor – Printerët dhe makinat e fotokopjimit shpeshherë i vënë njerëzit në sprovë të provojnë të krijojnë bankënotë të rrejshme, por dhe të shkojnë një hap para, gjegjësisht t’i harxhojnë paratë e falsifikuara duke blerë në dyqan, taksi kompani ose në treg. Pikërisht kësi lloj shembulli ishte vërejtur këtë javë në Demir Kapi, kur 20 vjeçari G.T nga Negotina ushqimin e blerë ka tentuar të paguajë me bankënotë të rrejshme prej 10 eurove. Megjithatë, rasti menjëherë është lajmëruar në polici, e cila kundër falsifikuesit ka ngritur padi penale deri te Prokuroria Themelore Publike në Veles. Gjithashtu, në shtator të këtij viti Policia në Tetovë ngriri padi penale kundër 29 vjeçarit D.P nga Gostivari, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, falsifikim të parave,pasi i dyshuari ka lëshuar në treg bankënotë të falsifikuar prej 20 eurove. Përveç falsifikimit të eurove, kohën e fundit shpesh ka ndodhur edhe falsifikimi i denarit, ndërsa bankënotat prej 500 denarëve janë falsifikimet më të fundit që ende qarkullojnë në Maqedoni. Sipas policisë, falsifikuesit e parave rrallë ndodhë të blejnë gjëra të mëdha dhe të shtrenjta me bankënota të falsifikuara, sepse ashtu ka më shumë mundësi të zbulohen. “Sipas përvojës së deritanishme, falsifikuesit e parave shpeshherë vendosin bankënotat t’ua japin taksi kompanive, tregtarëve apo të punësuarve në dyqanet më të vogla. Këtë e bëjnë sepse në këtë mënyrë e kryejnë pagesën shpejtë dhe viktima nuk… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.