Shkup, 22 korrik – Lëvizjet e volitshme në ekonomik janë shënuar në periudhën prill-maj, të dukshme përmes rritjes së përshpejtuar të tregtisë dhe vazhdimit të rritjes të industrisë, tregon informacioni më i ri i Bankës Botërore.
“Të dhënat aktuale të disponueshme me frekuentim të lartë për periudhën prill-maj 2019 kryesisht orientojnë në vazhdimin e lëvizjeve të volitshme në ekonomi, të dukshme përmes rritjes së përshpejtuar të tregtisë dhe vazhdimin e rritjes të industrisë. Kjo, në mënyrë shtesë me normën e rritjes të aktiviteteve ekonomik në tremujorin e parë të vitit 2019 prej 4,1 për qind, e afërt me projeksionin, përputhet me pritjet për rritje ekonomike solide në vitin 2019”, qëndron në informacion.
Inflacioni mesatar vjetor, siç është potencuar, në gjysmën e parë të vitit arrin 1,2 për qind, me të cilën mbetet në zonën e ndryshimeve mesatare.
Sipas Bankës Popullore, rezervat e devizave edhe mëtej janë në zonë të sigurt. “Të dhënat për tremujorin e dytë këtë vit tregojnë rritje të rezervave krahasuar me fundin e tremujorit të parë, që kryesisht është falë intervenimeve të tregut devizor nga ana e Bankës Popullore me blerjen e devizave, thonë nga Banka Popullore.
Në bazë vjetore, në maj, depozitat e përgjithshme janë më të larta për 10,7 për qind, ndërsa kreditë e përgjithshme për 8,3 për qind.
Në informimin qëndron se të dhënat më të reja orientojnë në përshpejtimin e normës të rritjes të ekonomisë globale në gjysmën e parë të këtij viti. me ç’rast një pjesë e organizatave ndërkombëtare kanë pasur revizione në rënie të projeksioneve për rritjen ekonomike globale.