Banka Popullore pas uljes së shkallës së interesit në muajin paraprak, vlerësoi se është adekuate në kushtet aktuale ekonomike dhe financiare dhe në javën e fundit vendosi ta mbajë në nivel prej 2,25 për qind.
Në seancën e Komitetit për politikë operative monetare të Bankës Popullore është konkluduar se nga ulja e shkallës së interesit në muajin mars e deri më tani nuk janë vërejtur ndryshime të mëdha në trendet tek treguesit kyç për politikën monetare.
“Treguesit dhe vlerësuesit e fundit makroekonomik udhëzojnë në disa lëshime lidhur me dinamikën e projektuar, por vëzhgimet për ambientin për zbatimin e politikës monetare kryesisht janë të pandryshueshme lidhur me vlerësimet paraprake. Në vijim janë edhe vlerësimet e reja të varijableve makroekonomike dhe rreziqet në kuadër të ciklit të rregullt pranveror të projeksioneve”, theksojnë në kumtesë nga Banka Popullore.
Krahasimi i treguesve të fundit makroekonomikë me dinamikën e tyre projektuese në kuadër të ciklit të muajit tetor të projeksioneve, sipas Komitetit drejton në disa lëshime në segmente të ndara nga ekonomia
“Të dhënat vijuese të disponueshme me frekuencë të lartë për periudhën janar-shkurt të vitit 2019 drejtojnë në zhvendosje të volitshme të mëtutjeshme në ekonomi, të dukshme përmes rritjes së përshpejtuar të industrisë dhe tregtisë, si dhe përmes përshpejtimit të konsiderueshëm të rritjes tek ndërtimtaria. Kjo, në mënyrë shtesë me shkallë të rritjes së aktivitetit ekonomik në vitin 2018 prej 2,7 për qind që është mbi projektimin, është në përputhje me pritjet për përshpejtim gradual të rritjes ekonomike në periudhën e ardhshme”.
Në kumtesë theksohet se shkalla mesatare vjetore e inflacionit në tremujorin e parë të vitit 2019 arrin 1,2 për qind, që është nën nivelin e projektuar me projeksionin e muajit tetor. Njëherit, vlerësimet më të reja orientojnë në presione më të dobëta nga çmimet importuese në vitin 2019. Në kushte të tilla rreziqet rreth shkallës së projektuar të inflacionit për këtë vit prej rreth dy për qind në mënyrë vijues vlerësohen si në rënie.
Të dhënat e disponueshme nga statistika e jashtme tregtare për muajin janar dhe shkurt orientojnë në mundësi për realizimin e deficitit pak më të madh tregtar nga pritjet për tremujorin e parë të vitit. Njëherit, të dhënat për tregun e shkëmbimit nëm konkludim me dekadën e dytë të muajit mars tregojnë në realizimet e neto-derdhjeve nga transfereve private që janë afër pritjeve për tremujorin e parë të vitit 2019. Rezervat devizore në fund të muajit mars janë pak më të ulëta në krahasim me fundin e vitit të kaluar, me ç’rast niveli i tyre edhe më tej është i lartë dhe vazhdimisht është në zonë të sigurt. Në tregun devizor, siç theksojnë, lëvizjet janë edhe më tej të volitshme, me ç’rast Banka Popullore intervenon me blerjen e devizave nga bankat.
Të dhënat e para monetare për marsin e këtij viti, sipas Bankës Popullore tregojnë rritje mujore edhe tek depozitat edhe tek kreditë. Me këtë rast, për shkak të realizimeve më të mira në fund të vitit 2018, rritjen e depozitave, të bazë vjetore edhe më tej e tejkalon rritjen e projektuar për fundin e tremujorit të parë nga ky vit. Lidhur me aktivitetin kreditor, realizimet më të dobëta në fund të vitit të kaluar kontribuojnë për mbajtjen e krditimit në nivel më të ulët nga pritjet dhe me këtë edhe për rritjen e tij më të ulët vjetor lidhur me projektimin.
Likuiditeti i bankave vendore, siç konkludon Komiteti, është mbajtur në nivel relativisht stabil dhe të lartë, që kontribuon për mungesë të nevojës tek bankat për huamarrje në tregun ndërbankar të depozitave të pasiguruara. Mjetet tepricë të lira, bankat edhe më tej i orientojnë ndaj depozitave të disponueshme tek Banka Popullore, të cilat mundësojnë fleksibilitetet të lartë dhe qasje të mjeteve për mbështetje papengesa kreditore të subjekteve vendore.
Në tregun devizor, në muajin mars, në kushte të rritjes së kërkesës për deviza, bankat e neto-bazës kanë shitur deviza në transaksionet me klientët. Bankat e siguruan kërkesën më të lartë për deviza në tërësi nga likuiditeti personal devizor. Banka popullore intervenon me blerje mesatare të devizave nga bankat mbështetëse.(koha.mk)