Banka Popullore: Rritje të edhe depozitave edhe të kredive

Shkup, 20 korrik – Edhe depozitat edhe kreditë në qershor kanë shënuar rritje në nivel mujor nën një për qind, ndërsa në bazë vjetore depozitat kanë rritje prej 10,5 për qind, derisa kreditë prej 8,1 për qind, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore, njofton Koha.mk

Depozitat në sektorin e korporatës shënon rritje prej 1,3 për qind i cili del nga rritja e depozitave, depozitave afatshkurtër në valutë të huaj dhe depozitat afatgjatë në denarë, gjatë rënies së vogël te depozitat afatgjatë në valutë të huaj. Norma në rritje vjetore të depozitave është 10,1 për qind dhe është rezultat i rritjes të të gjitha kategorive, me kontribut më të madh të depozitave që sqarojnë dy të tretat e rritjes.

Depozitat e përgjithshme të amvisërive kanë shënuar rritje mujore prej 0,4 për qind, në pjesën më të madhe për shkak të rritjes të depozitave, si dhe rritja e depozitave të afatizuara në denarë dhe në valutë të huaj, depozitat afatshkurtër në valutë të huaj dhe depozitat afatgjatë në denarë dhe në valutë të huaj.

Në qershor edhe kursimoret kanë aprovuar kredi amvisërive që në nivel mujor janë më të larta për 1.2 për qind, ndërsa në nivel vjetor janë më të larta për 9 për qind. Më nivel mujor, kreditimi amvisërive në valutë të huaj është më e madhe nga kreditimi në valutë vendore, derisa në nivel vjetor është anasjelltas, gjegjësisht kontributi i kreditimit në denarë është më i madh në krahasim të kreditimit në valutë të huaj.

Analizuar sipas dedikimit të kredive të aprovuara personave fizikë, në kategoritë më të zakonshme – konsumatore dhe kredi banesore është vërejtur rritje mujore prej 1,5 për qind, gjegjësisht një për qind, gjatë rritjes vjetore prej 12 , gjegjësisht 12,9 për qind. Këtë muaj, kreditë për vetura kanë shënuar rënie mujore prej 1,2 për qind, gjatë rritjes vjetore prej katër për qind derisa kreditë e aprovuara në nivel mujor dhe vjetor kanë realizuar ulje prej 0,4 për qind dhe 1,5 për qind, përkatësisht. (koha.mk)