Banka Popullore ka filluar me publikimin e teksteve të shkurta edukative “Ekonomia për të gjithë” dedikuar për të gjitha segmentet e popullatës.
“Përmes këtyre teksteve, me një gjuhë të thjeshtë, do të përpiqemi rë sqarojmë disa nocione dhe dukuri nga fusha e makroekonomisë, financave dhe veprimtarisë bankare. Shpresojmë se përmes serisë së teksteve do ta afrojmë punën tonë deri te opinioni dhe do të kontribuojmë për një kuptim më të mirë për shumë çështje ekonomike të cilat kanë reflektim në jetën e përditshme, ndërsa drejtpërdrejt apo indirekt janë të lidhura me punën qendrore të bankës”, thonë nga Banka Popullore.
Teksti i parë i serisë së teksteve tashmë është publikuar në faqen e internetit të Bankës Popullore dhe është e kapshme në http://nbrm.mk/ns-newsarticle-sto-raboti-centralnata-banka-i-sto-znaci-toa-za-vasiot-sekojdneven-zivot.nspx.(koha.mk)