Clare Wainwright një avokate australiane, një mëngjes si gjithë të tjerët pa llogarinë për të parë shumën e parave që kishte brenda, por u habit kur u përball me shifrën marramendëse. Banka i kishte kredituar gabimisht shumën prej rreth 16 milionë euro. Pas surprizës, ajo nuk përfitoi nga rasti për të tërhequr para, por e denoncoi rastin në filialin e bankës. Pas komunikimeve të shumta doli që ishte bërë një gabim dhe se në të vërtetë ajo kishte të tijat vetëm 2800 euro. “Unë jam një avokate – i tha ajo shtypit lokal – prandaj nuk i shpenzova paratë. Unë i mësoj njerëzit që duhet të respektojnë ligjin dhe e para duhet të jem unë ajo që duhet ta ndjek këtë parim”.