Londër, 18 shkurt – Banka britanike HSBC njoftoi se do të mbyllë rreth 35.000 vende pune dhe kumtoi se fitimi i saj për vitin 2019 ka rënë për 33 për qind.
Në deklaratën e HSBC-së thuhet se qëllimi është të ulen shpenzimet operative për 4,5 miliardë dollarë (3.5 miliardë paund) deri në vitin 2022, si pjesë e ristrukturimit më të madh të bankave dhe të ulen fondet për 100 miliardë dollarë, njoftoi Bi-Si.
Noel Kvin, drejtor i përgjithshëm i përkohshëm, tha se HSBC do ta zvogëlojë personelin prej në 235.000 në 200.000 gjatë tre viteve të ardhshme.
Banka, e cila e gjeneron pjesën më të madhe të të ardhurave të saj në Azi, publikoi që fitimi i saj vjetor para tatimit ishte 13.35 miliardë dollarë (10.3 miliardë paund).
Rënia e fitimeve është kryesisht për shkak të investimeve të saj dhe punës bankare tregtare në Evropë dhe se ajo ka shlyer 7.3 miliardë dollarë në bankat globale dhe në treg dhe në punët tregtare të Kontinentit të Vjetër.
Në rezultatin e biznesit ndikoi gjithashtu edhe tërheqja e prolonguar e Britanisë së Madhe nga BE-ja, normat historikisht të ulëta të interesit në të gjithë botën, si dhe shpërthimi i epidemisë së koronavirusit.
HSBC për momentin punon në më shumë se 50 vende në Amerikën e Veriut, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi. Selia në Britaninë e madhe punëson më shumë se 40,000 njerëz.
Shkarkimi i paralajmëruar i 35,000 punëtorëve është më i lartë se sa pritej dhe përfaqëson rreth 15 për qind të fuqisë punëtore.