Shkup, 11 shkurt – Maqedonia ka nevojë për riformatim të sistemit të saj pensional që të mundet t’iu bëjë ballë presioneve fiskale, porositi Banka Botërore në raportin e fokusuar për reformat pensionale.
“Zbatimi i një pakoje të fuqishme të masave politike do të mundej që në mënyrë fiskale ta stabilizojë dhe ta përmirësojë rregullshmërinë e sistemit pensional në vend. Për shembull rritja e moshës së pensionimit do ta prolongonte mbetjen në punë të punëtorëve, do t’i rriste normat e reja të zëvendësimit dhe do t’i zvogëlonte shpenzimet pensionale dhe deficitet deri në dy për qind të BPV-së në nivel vjetor deri në fillim të vitit 2030”, theksojnë në raportin.
Sipas Bankës Botërore, harmonizimi vetëm i skadimit të sistemit e solidaritetit të gjeneratave për të gjitha vitet e stazhit me skadimin e pensioneve për pjesëmarrësit në shtyllën e dytë, gjithashtu, do t’a përmirësonte financimin e pensioneve. Në raport, gjithashtu, theksohet se mënjanimi i kufirit maksimal për skadimin e pjesëmarrësve vullnetarë në shtyllën e dytë menjëherë do t’i rrisë normat e reja të zëvendësimit afër nivelit karakteristik vetëm për sistemin e solidaritetit të gjeneratave dhe do ta eliminojë pabarazinë aktuale të sistemit me më shumë shtylla.
Megjithatë nga Banka Botërore vlerësojnë se rritja e kufirit maksimal të skadimit për pjesëmarrësit vullnetar dhe të obligueshëm në shtyllën e dytë, zbatimi i pensionit social dhe kthimi i anëtarëve të cilët janë më të vjetër se 50 vite nga shtylla e dytë në sistemin e solidaritetit të gjeneratave do të sjellë shpenzime shtesë, si në afat të shkurtër ashtu edhe në afat të gjatë.
Në raport theksohet se sipas standardeve ndërkombëtare shpenzimet pensionale në Maqedoni janë në nivel të lartë në më shumë se 10 për qind të BPV-së dhe është diçka që në mënyrë shtesë do të rritet në dy dekadat e ardhshme nëse nuk bëhen reforma. Sipas Bankës Botërore shpenzimet e larta pensionale të Maqedonisë në pjesën më të madhe dalin nga ad-hok indeksimet dhe karakteristikat shtesë të sistemit aktual të kontributeve dhe pensioneve. Projeksionet, siç qëndron, zbulojnë se pa reformë, sistemi pensional i vendit edhe më tutje do të shkaktojë deficit të dukshëm që është tashmë në nivel prej katër për qind të BPV-së.
Nga Banka Botërore vlerësojnë se në dekadën e kaluar ka pasur përkeqësime të financimit të sistemit pensional. “Në vend se të zbatohen reforma shtesë në lëmi të cilat janë kyçe për sistemin pensional, siç është zbatimi i normave efektive të arritjeve, mosha e pensionimit dhe indeksimi i pensioneve, autoritetet filluan me ad-hok rritje shtesë të pensioneve, uljen e normave të kontributeve dhe vendosën ndërprerje të kontributeve me qëllim të promovimit të punësimit. Politikat e tilla sollën rritjen e shpenzimeve për pensione dhe te deficiti i rritur”, qëndron në raport.
Vlerësojnë se në uljen e deficitit pensional ndërsa njëkohësisht ruajtjen e fuqisë blerëse të pensioneve do të ndihmonte zbatimi në lidhje me pagat në raport me gjysmën e çmimeve të konsumit, në indeksimin vetëm në bazë të rritjes së çmimeve. (koha.mk)