Uashington, 11 mars – Banka Botërore për Bangladeshin miratoi 165 milion dollarë si ndihmë për rohinjët, refugjatë nga Mjanmari.
Në kumtesën e Bankës Botërore citohet se ndihma është me destinim të jashtëzakonshëm për ndihmë të refugjatëve mysliman, të cilët ishin viktima të ndjekjes në Mjanmar. Ndihma është miratuar për ndërtimin e rrjeteve të ujësjellësit, rrugëve, urave, sistemit të kanalizimit dhe ndriçimit në rajonin e Bangladeshit, ku rohinjët janë trefish më të shumtë nga popullata lokale.
Kombet e Bashkuara i kanë përshkruar refugjatët mysliman rohinjë nga Mjanmari si më të rrezikuar në botë, sepse përballen me persekutim çdoherë e më të madh.
Më shumë se 700 mijë pjesëtarë të rohinjëve ikën nga Mjanmari në Bangladesh në gusht të vitit 2017, kur një grup i ekstremistëve i sulmuan forcat e sigurisë, pas së cilës ka vijuar aksion i madh hakmarrës i ushtrisë së Mjanmarit. Shumica e popullatës në Mjanmarin kryesisht budist nuk i pranon rohinjët myslimanë si grup etnik autokton, por i konsiderojnë si refugjatë ilegal nga Bangladeshi. Edhe pse rohinjët me gjenerata jetojnë në Mjanmar, nga viti 1982 nuk mund të marrin shtetësi në atë vend, ndërsa të pamundur e kanë edhe qasjen në arsim dhe shëndetësi.
Asambleja e Përgjithshme e KB-së në dhjetor miratoi Rezolutë me të cilën dënohen shkeljet e ashpra të të drejtave të njeriut dhe keqpërdorimi i rohinjëve në Mjanmar. Qeveria e Mjanmarit e hodhi poshtë rezolutën si të paanshme dhe mohoi se është kryer gjenocid dhe spastrim etnik.
Nga ana tjetër, Bangladeshi para dy jave i porositi Këshillit të Sigurisë së KB-së se më nuk mund të pranojë refugjatë nga Mjanmari. Sekretari i Punëve të Jashtme të Bangladeshit Shahidul Hag e akuzoi Mjanmarin për “premtime të rrejshme dhe obstruksione të ndryshme” gjatë negociatave për kthim të rohinjëve në shtetin e Mjanmarit, Rakin. (koha.mk)