Gjenevë, 28 shkurt – Sipas indeksit më të ri, të cilin sot e publikoi Banka botërore, gratë në mbarë botën realizojnë vetëm tre të katërtat e të drejtave ligjore që i kanë burrat, që e kufizon mundësinë e tyre për fitojnë apo të fillojnë punë dhe të sjellin vendime ekonomike që janë më të mirat për to dhe për familjet e tyre.
“Kur gratë do të kishin të drejta të barabarta ta arrijnë potencialin e vet të plotë, bota do të ishte jo vetëm në e barabartë, por edhe më prosperuese”, deklaroi kryetarja e përkohshme e Grupacionit të Bankës botërore, Kristalina Georgieva.
Ajo tha se ndryshime po ndodhin, por jo mjaftë shpejtë dhe se 2,7 miliardë gra ende nuk kanë mundësi ligjore për zgjedhje të barabartë të punës, si dhe burrat.
“Me rëndësi kyçe është t’i mënjanojmë barrierat të cilat i pengojnë gratë, ndërsa qëllimi me këtë raport është të tregojmë se reformat janë të mundshme dhe ta përshpejtojmë ndryshimin”, theksoi Georgieva.
Me studimin përfshihet periudha prej 10 viteve, ndërsa Indeksi përfshin 187 vende, të notuara nga tetë indikatorë.
Në sferat e matura me këtë Indeks në dekadën e fundit është realizuar përparim i dukshëm. Mesatarja globale në atë periudhë është rritur prej 70 në 75. Në 131 vende janë zbatuar 274 reforma të ligjeve dhe rregullave me të cilat është avancuar inkluzioni ekonomik i grave. Në 35 shtete është vendosur mbrojtje juridike nga shqetësimi seksual në vendin e punës, me çka janë mbrojtur pothuajse dy miliardë gra më shumë se sa para një dekade.
Listën e njejtë e kryesojnë Belgjika, Danimarka, Franca, Letonia, Luksemburgu dhe Suedia, të cilat tani kanë nga 100 pikë. Kjo do të thotë se në ato vende burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta në sferat e matura. Para një dekade asnjëri vend nuk kishte 100 pikë.
Sipas Indeksit, Maqedonia e Veriut ka 88,13 pikë. Në rajon, më mirë e ranguar është Greqia (97,59), më pas Serbia (96,88), Kroacia (94,38), Bullgaria (93,75), Kosova (91,88), Shqipëria (91,25), BeH (88,13) dhe Turqia (79,38). Më keq e ranguar është Arabia Saudite (25,63), para së cilës janë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Sudani me 29,38 pikë.