Shkup, 29 maj – Pandemia e Kovid-19 tani më kishte ndikim të thellë ndaj arsimit dhe do t’i keqësojë problemet aktuale dhe pabarazitë në arsimin në rajon. Minimizimi i ndikimeve potenciale negative kërkon përgjigje agresive të politikave, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor tani më filluan me përpjekjet për lehtësim.
Kjo theksohet në serinë e re të vërejtjeve që i publikoi Banka botërore, ndërsa e shqyrtojnë ndikimin nga Kovid-29 ndaj sistemeve shëndetësore, varfërisë dhe mirëqenies familjare, arsimit, mbrojtjes sociale, tregjeve të punës dhe menaxhimit me cilësinë e ajrit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ato janë shtesë e Raportit kohë më parë të publikuar të rregullt ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor nr.17 të Bankës Botërore.
“Edhe pse është panjohur si do të evoluojë pandemia, është e mundur që shkollat në rajon të mos hapen deri në vitin e ardhshëm shkollor dhe ndërprerje të lokalizuara të procesit arsimor që do të çojë drejt hapjes graduale dhe të pjesërishme të shkollave. Më pas sistemet arsimore duhet të vazhdojnë të përgjigjen në ndërprerjen me parandalim të të njëjtës kohë dhe minimizimit të humbjeve të mësimit dhe me mbrojtjen e barazisë dhe të inkluzionit”, thuhet në Ndikimi nga KOVID-19 ndaj arsimit dhe masave në Ballkanin Perëndimor.
Sipas Bankës Botërore, ka shumë përgjigje në politikat që autoritetet mund t’i marrin parasysh në fazën e përballjes, derisa shkollat janë të mbyllura dhe më pas edhe në fazën e menaxhimit me vazhdimësinë me hapjen graduale të shkollave dhe kufizime më të vogla të lëvizjes. Janë konfirmuar edhe politika afatmesme për ndërtimin e rezistencës dhe për lehtësimin e humbjeve të kapitalit njerëzor në fazën e rimëkëmbjes pas Kovid-19 kur shkollat do të hapen.
Nga Banka Botërore theksojnë edhe në sigurimin e programeve për shkollat verore dhe programe tjera për mësim të përshpejtuar që t’u kompensohet mësimi i humbur i nxënësve, veçanërisht të atyre që kanë rrezik për të ngelur. Të sigurohet financim përkatës që të mbështeten nevojat e re për ripërtëritjen e njohurisë, veçanërisht për nxënësit në pozitë më të keqe, pasi do të hapen shkollat. Rekomandohet mbrojtje dhe përmirësim i financimit të arsimit që të lehtësohen dhe të parandalohen humbjet e mëtutjeshme të mësimit dhe të mbahen përmirësimet. kriza, siç theksohet, mund të hapë mundësi për reforma me të cilat, në afat të mesëm, do të përmirësohet suksesi i arsimit dhe do të ndërtohet rezistencë.