Banka botërore sot do ta prezantojë edicionin e e 13-të nga seria e raporteve për gjendjen e ekonomive në vendet nga Ballkani Perëndimor – Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia. Në Shkup, siç informojnë nga Banka Botërore, raportin do ta prezantojnë Galina Andronova Vinçelete, menaxhere e sektorit për makroekonomi dhe menaxhim fiskal në Bankën botërore, Marko Mantovaneli, drejtor i zyres së Bankës botërore në Shkup dhe Bojan Shimbov, ekonomist nga Zyra e Bankës botërore në Shkup.