Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Enver Hoxhaj ka njoftuar se Bangladeshi është shteti më i ri që sot e ka njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.
Njoftimin ministri e ka bërë në Facebook. “Një lajm tjetër i mirë. Bangladeshi njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi më është konfirmuar para disa orësh edhe zyrtarisht. Kanë qenë vite përpjekjesh për të lobuar dhe marrë këtë njohje. Tani kemi 114 njohje”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Facebook.
Lajmin për njohjen e Kosovë e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Bangladeshit. Bangladeshi, një vend aziatik me afër 170 milion banorë, është shtet i pavarur që nga vitit 1971, kur u nda nga Pakistani. Edhe Pakistani e ka njohur pavarësinë e Kosovës.