Bangladeshi, një natyrë në lëvizje! (FOTO)

82

Në Bangladesh, fatkeqësitë natyrore tashmë janë kthyer në normalitet. Relievi i pa qëndrueshëm i tij është rezultat i rrjeteve lumore më dinamike dhe më të gjera në botë.

Kombi deltaik është nënprodukt i proceseve të lumenjve i krijuar nga depozitime aluviale mijëra vjeçare të cilat rrjedhin nga lumenjtë e fuqishëm Brahmaputra-Jamuna, Padma (Ganges) dhe Meghna.

Përafërsisht 80% e kombit përbëhet nga fusha përmbytjesh, dhe një ishull i ri – Bhasan Char, që tashmë është shtëpia e diskutueshme e mijëra refugjatëve Rohingya.

Në zonat malore subtropikale të Sylhet, një qytet në Bangladeshin veri-lindor të çajit, të shkosh në shkollë kërkon më shumë sesa thjesht të zgjohesh në kohë.

“Mbaj mend që kishim kaluar një urë dhe ajo zhdukej çdo vit”, tha Dr. Monjour Mourshed, profesor i inxhinierisë së qëndrueshme në Universitetin Cardiff, i cili u rrit në Bangladesh. “Ne fëmijët e fshatit ishim mësuar; thjesht do të gjenim një urë tjetër”.

Por, ajo që është më magjepsëse sesa rrugët që vazhdimisht ndryshojnë është qetësia me të cilën ai e pranoi atë. Përvoja e Mourshhed është normë, jo përjashtim, pasi gjeomorfologjia e Sylhet i nënshtrohet ndryshimeve të shpeshta.

Në tre dekadat e fundit, Bangladeshi ka trimëruar më shumë se 200 fatkeqësi natyrore. Vendndodhja e tij në kokën trekëndore të Gjirit të Bengalit, topografia e ulët, ndjeshmëria ndaj cikloneve tropikale dhe ndjeshmëria ndaj përmbytjeve përkeqësohet nga dendësia e popullsisë dhe urbanizimi i shpejtë.

Ndjeshmëria e saj ekstreme ndaj ndryshimeve klimatike krijon thatësira në njërin skaj dhe reshje të çrregullta në anën tjetër. Ndërhyrja e kripës përbën gjithashtu një kërcënim ekzistencial për bujqësinë dhe ujin e pijshëm të disponueshëm.