Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën në Bangladesh si pasojë e përleshjeve të armatosura në mes të forcave të sigurisë dhe personave për të cilët mendohet se janë trafikantë të drogës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të “Dhaka Tribune” në Bangladesh përleshjet kanë nisur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri ndaj policëve nga ana e personave që mendohet se janë trafikantë të drogës në 8 rajone të shtetit.
Si pasojë e përleshjeve kanë humbur jetën nga një person nga rajonet Netrokona, Chuadanga, Chattogram, Dinajpur, Brahmanbaria dhe Narayanganj, kurse nga dy persona nga rajonet Niphamari dhe Cumilla.
Në përleshje ka edhe të plagosur nga policët, në rajonin Niphamari 4, Dinajpur 2, Cumilla 5, Narayangan 1, Netrokona 5 dhe Chuadanga 4.
Forcat e sigurisë kanë konfiskuar një sasi të madhe të drogës dhe armëve.
Emrat e disa nga të vdekurit ishin në listën e shitësve të drogës.