Qefser ABDYLI
Shkup, 13 janar – Në tërë territorin e Maqedonisë në gjysmë vjetorin e dytë të vitit të kaluar janë regjistruar 2.842 ndërtesa të pa shitura të cilat ofrohen në tregun e pasurive të patundshme, kurse në ndërtimit e sipër janë 7.969 banesa. Kështu tregojnë të dhënat e Regjistrit të çmimeve dhe qirave në Agjencionin për Kadastër. Sipas Regjistrit, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2016 mund të shohim rritjen e apartamenteve të pa shitura në 278 dhe një rritje prej 2,862 apartamenteve të cilat janë në ndërtim. Në periudhën prill-qershor janë të regjistruara 3.954 shitje të pasurive të patundshme me një vlerë të përgjithshme prej 133.3 milionë euro. Në tremujorin e njëjtë të vitit 2015 janë regjistruar 2.910 shitje, të cilat arrijnë në 88.1 milionë euro, ndërsa këtë vit kemi regjistruar një rritje në shitje për 1.044 dhe rritja e vlerës për 45.1 milionë euro. “Mundë të konkludojmë që numri i ndërtesave të pa ndërtuara dhe i atyre që janë duke u ndërtuar, domethënë oferta e banesave në treg, plotëson kërkesën për strehim dhe në këtë moment ne kemi rezerva të mjaftueshme të banesave të ndërtuara rishtas. Sa për çmimet në tregun e pasurive të patundshme, ato janë të qëndrueshme me një rënie të lehtë në disa komuna në fushën e blerjes. Në periudhën e ardhshme ne presim që të vazhdojë rritja e furnizimit ose rritja e numrit të banesave të ndërtuara dhe të ketë një rënie të lehtë të çmimeve të pronës për shkak të aktivitetit të reduktuar të tregut të pasurive të patundshme”, ka deklaruar Sllavço Tërpeski, drejtor i Agjencioni Kadastral. Analiza e të dhënave nga çmimet e Regjistrit të Kadastrit tregon se çmimi i katrorit të banesave nëpër komuna është i qëndrueshëm, me një nivel të luhatjeje plus-minus 3.000 denarë mes lagjeve të ndryshme. Ka disa komuna ku këto dallime janë më të larta dhe në të cilat janë të vendosura disa tendenca rritëse në çmimet e banesave, sidomos në disa komuna. Kështu, çmimi për metër katror i banesave në komunën Qendër në tremujorin e dytë të vitit 2015 ishte 62. 643 denarë dhe në tremujorin e dytë të vitit 2016 ka qenë 55. 994 denarë. Kështu është shënuar një rënie në çmimet e banesave në këtë komunë për 6.649 denarë. Për dallim nga Komuna Qendër, Komuna e Aerodromit ka çmime të qëndrueshme të apartamenteve, gjegjësisht metër katrori në tremujorin e dytë të vitit 2015 kushtoi 52.117 euro, ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2016, 50.155 denarë, që është një dallim i vogël në çmim. I njëjti rast është edhe në komunën Karposh, ku është shënuar vlerë pothuajse identike e banesave në tremujorin e dytë të vitit 2015, respektivisht 54.210 denarë për metër katror të hapësirës për banim. Regjistri i çmimeve dhe qirave filloi operacionet në mars të vitit 2015 dhe më pas deri në qershor të vitit 2016 janë regjistruar 29.903 transaksione që përfshijnë shitjen dhe blerjen e pasurive të patundshme ose shitje në ankand, shitje prej investitorit si dhe shpagimi i Republikës së Maqedonisë. Për komunat jashtë Shkupit, çmimi i qëndrueshëm i banesave është në Strumicë, ku në vitin 2015 është regjistruar 33.083 denarë, dhe për të njëjtën periudhë të këtij viti është regjistruar çmimi prej 32.033 denarë. Në Komunën e Tetovës në tremujorin e dytë të vitit 2015 kishte një çmim mesatar të metër katrorit prej 33.814 denarë, dhe në tremujorin e tretë dhe të katërt u shënua një rënie e çmimit të banesave. Në dy tremujorët e parë të vitit 2016 ka pasur një stabilizim të çmimit edhe atë prej 25.321 denarë për metër katror të hapësirës së banimit. Në Komunën e Ohrit në këtë tremujor u shënua rritje e çmimit për metër katror në sipërfaqe banimi dhe ishte 57.957 denarë, çmime këto në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ishin 43.447 denarë, shënojnë rritje prej 14.510 denarë.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.