Tifogrupi “Ultras Guerrils” është distancuar nga parulla raciste e shfaqur në stadium nga disa tifozë në fillimin e ndeshjes ndaj Skënderbeut. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Guerrilsat sqarojnë se nuk mund të identifikojnë një veprim i disa individëve një tifozeri të tërë.
Reagimi i “Ultras Guerrils”:
The show must go on ! *Sqarojme se tifozeria e organizuar e Partizanit dhe grupimi Ultras Guerrils nuk ka lidhje me parrulla rraciste te shfaqura nga individe ne stadium. Nuk i mbeshtesim parrulla te tilla qe na barazojne me nivelin e nje ekstremisti. Nuk mund te identifikoje veprimi i disa individeve nje tifozeri te tere ! I bejme thirrje mediave te promovojne koreografite dhe elementet pozitive e mos te instrumentalizojne parrulla te tilla qe nuk perfaqesojne qendrimin e tifozerise se kuqe.