Nuk është pritur mirë nga mediat greke banderola e tifozëve të Partizanit në ndeshjen me Skënderbeun ku shkruhej “1 grek më pak, 1 bastard më pak”. Mediat helene kanë shpërthyer kundër “Guerrilsave” të Partizanit dhe teksa komentojnë banderolën e “fryjnë” edhe më tepër ngjarjen e Bularatit, ku mbeti i vdekur Konstandinos Katsifas në shkëmbim zjarri me RENEAN-n”, bën të ditur gazeta-shqip, transmeton gazeta KOHA.
“Një flamur antihelenizëm për vdekjen e Kacifës në një ndeshje futbolli”, është titulli në disa prej mediave të fqinjit tonë jugor.
Sipas tyre tifozët e Partizanit kanë sfiduar kujtimin e Konstantin Kacifas. Mediat gjithashtu merren me individët, duke shkruar për vëllain e kryeministrit Edi Rama, që mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama.
Mediat greke gjithashtu sulmojnë Presidentin e Partizanit, Gazmend Demi, për të cilin thonë se ka origjinë çame dhe financon veprime ekstremiste të tifozëve të klubit të tij.