Bandat nuk kursejnë as kulturën, gjenden librat me vlerë 2.5 mln paund

30

Autoritetet policore në Rumani kanë arritur të gjejnë rreth 200 libra, vlera e të cilave arrin në 2.5 milionë Paund. BBC shkruan se bëhet fjalë për libra të pazëvendësueshëm që janë shkruar nga Galileu apo Izak Njutoni, por që ishin grabitur nga një depo në Londër në vitin 2017.

Librat u gjetën të fshehura nën dyshemenë e një shtëpie në Rumani. Personat që i vodhën librat janë pjesë e një bande të krimit të organizuar. Ata çanë tavanin e një magazine dhe hynë brenda duke fikur sensorët në vitin 2017.

Banda është përgjegjëse edhe për grabitjet e disa magazinave të tjera me vlerë në Londër. “Këto libra janë shumë me vlerë sepse janë të pazëvendësueshme dhe të një rëndësie të lartë të trashëgimisë kulturore”, tha Andy Durham, specialist në policinë metropolitane. Banda do t’i transportonte librat në Las Vegas ku do t’i shiste në ankand.

Comments are closed.