Përveç se kanë shije të këndshme, bananet përmbajnë shumë cilësi mjekuese dhe zbusin simptomat e shumë sëmundjeve. Janë të pasura me materie ushqyese, vitamina A, B6 dhe C, e po ashtu përmbajnë fosfor, mangan, magnezium, kalium dhe acidin folnik. Për arsye të sasisë së madhe të vitaminës B, ndikojnë mirë në sistemin nervor. Zbusin gjendjen depresive dhe kanë efekt shtensionues, meqë proteinat gjatë tretjes krijojnë serotoninën, hormonin e kënaqësisë. Lëvoren shumëkush e përdor për qetësimin e lëkurës pas therjeve ose iritimit. Bananet e terura po ashtu janë jashtëzakonisht të dobishme meqë përshpejtojnë metabolizmin , prodhimin e hemoglobinës, rrisin forcën e muskujve dhe mënjanojnë opstipacionin. Gjatë tretjes humbin vetëm lëngun dhe një sasi të vogël të vitaminës A dhe C, porse materiet e tjera janë më të koncentruara sesa në bananet e njoma.