Ish sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun njoftoi sot në Seul se nuk do të kandidohet për president të Koresë Jugore dhe se tërhiqet nga politika. Ban këtë e deklaroi në konferencë për shtyp në Parlament pas takimit me liderët e partive konservative, njoftoi agjencia koreanojugore Jonhap. “Tërhiqem nga politika. Më vjen shumë keq që zhgënjeva shumë njerëz”, tha Ban. Ai theksoi se është i zhgënjyer nga hapat e estabilishmentit politik në vend, por nuk zbuloi më shumë hollësi. Ban në Korenë Jugore u kthye muajin e kaluar dhe pritej se do të kandidohet në zgjedhjet e sivjetme presidenciale.