Athinë, 27 qershor – Inkurajues është fakti që u arrit zgjidhje, por është shqetësues fakti që ekziston pakënaqësi tek qytetarët, thotë ish-sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun, në deklaratë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA.
Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, ai shfaq shpresë se sa më shpejt që është e mundur do të ketë mbyllje definitive të kontestit shumëvjeçar midis dy vendeve.
“Konsideroj se është shumë inkurajues fakti që edhe të dy palët u dakorduan ta zgjidhin çështjen shumëvjeçare për emrin. Në të njëjtën kohë, gjithashtu, jam i shqetësuar për faktin që ekziston ndonjë pakënaqësi tek qytetarët. Sinqerisht shpresoj se çështja për emrin është e mundur më shpejt, definitivisht do të zgjidhet”, thotë ish-sekretari i KB-së.
Ban Ki-mun shton se çështja për emrin ka qenë pengesë për thellim të bashkëpunimit të së dy vendeve, por edhe i ka “penguar t’i zgjerojmë marrëdhëniet e bashkëpunimit, jo vetëm me evropianët, por edhe me vendet tjera, ndërsa kuptohet edhe me Kombet e Bashkuara”.
“Me të vërtetë shpresoj se do ta bëjnë hapin e fundit”, shton Ban Ki-mun në deklaratën për ANA-MPA.