Mario Balotelli është përgjigjur në mënyrë epike ndaj thashethemeve se e kishte nisur sezonin e ri me 15 kilogramë mbipeshë, me peshë totale 100 kilogramë.
Sulmuesi italian e ka zgjedhur Instagramin për të postuar një fotografi të veten të modifikuar që e bënte të dukej mbipeshë, dhe me një mbishkrim që thotë: “Sapo bëra një selfie! Kjo i jep fund thashethemeve!”, shkroi ne postimin e tij ne Instagram.