Fillimisht Brescia më pas Fiorentina dhe tashmë Verona. Në skenë për të ardhmen e Mario Balotellit ka dalë një tjetër skuadër e sapongjitur në Serie A. Hellas Verona interesohet për shërbimet Supermarios madje sipas Gazzetta dello Sport i ka bërë një ofertë zyrtare sulmuesit, i cili aktualisht është një lojtar i lirë në treg pasi i përfundoi kontrata me Olympique Marseille në fund të sezonit të kaluar.
Pas disa viteve në Francë dëshira e Balotellit tashmë është të kthehet në Serie A. Megjithatë nuk do të jetë e lehtë që agjenti i tij Mino Raiola të arrijë një marrëveshje me Veronën pasi Supermario kërkon një kontratë të majme me një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon.