Një tjetër ndeshje në tribunë për Mario Balotelli që mesa duket nuk është riaftësuar ende nga problemi muskulor që e detyroi të humbasë edhe miqësoren mes Portugalisë dhe Italisë. Në fakt, sulmuesi nuk është grumbulluar nga Patrick Vieira për ndeshjen që Nice do të luajë sonte në mbrëmje kundër Rennes në Ligue 1. Këtë herë nuk ka pasur probleme disiplinore apo zgjedhje taktike, thjesht “SuperMario” është i padisponueshëm…