Mario Balotelli ka bërë një fillim të shkëlqyeshëm në karrierën e tij në Marseille. Kontrata e sulmuesit italian me Nice u ndërpre në janar, por ai qëndroi në Ligue 1, duke nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit me Marseille, përcjell GazetaBlic, transmeton gazeta Koha. Balotelli nuk ia doli të shënoj ndaj PSG-së në humbjen e Marseille me rezultatin 3-1.
Është një turp i madh që Balotelli nuk mundi të shënonte një gol, sepse ai kishte një festë të jashtëzakonshme të planifikuar.
Sipas Canal +, 28-vjeçari mbante një fanellë me fytyrën e Marcus Rashford-it dhe ai kishte planifikuar të shfaqte atë nëse ai do të shënonte në Parc des Princes.
Reagimi brenda stadiumit të PSG nëse kjo do të ndodhte, do të kishte qenë diçka tjetër. Rashford ishte, natyrisht, përgjegjës për të larguar gjigantët francezë nga Liga e Kampionëve, pasi shënoi në minutat e fundit nga penalltia për t’i siguruar Unitedit çerekfinalen.