Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus ka marrë këshilla dashuri nga personi më i papëlqyer, mario Balotelli, i cili njohët për lidhjet e tij të shumta. Jesus e ka nisur shumë mirë aventurën në City, ku ka shënuar tre gola, të cilat i ka festuar sikur të ishte duke folur në telefon.
Ai përmes një mesazhi e ka shpjeguar se festa e tij ishte përgjigje për ish të dashurën, e cila nuk ia hapte telefonin sa ishte në Palmeiras, ndërsa pas transferimit në City ka filluar t’i shkruaj. Balotelli e ka këshilluar Jesusin që t’u thotë ‘JO’ femrave të tilla. “Bravo. Thuaju jo femrave të tilla”, ka shkruar Balotelli në Instagram.