Mario Balotelli mund të largohet nga Italia pas vetëm një viti nga rikthimi i tij. Sulmuesi i Brescias, që deri tani ka luajtur 15 ndeshje, ka disa pista “të nxehta” këtë verë dhe duke parë sidomos situatën ekonomike të rënduar në Serie A, mund të joshet, udhëzuar edhe nga agjenti i tij Mino Raiola.
Brazili dhe Turqia janë dy vendet që interesohen për të dhe lajmi është raportuar nga gazetari i merkatos Nicolo Schira. Galatasaray dhe Vasco de Gama e duan sulmuesin që ka një kontratë deri në vitin 2022 por duhet thënë që “dallëndyshet” janë me një këmbë në Serie B.