Lojtari i lirë, Mario Balotelli mund të rikthehet në Premierligë. Sipas The Telegraph, Balotelli mund të jetë një opsion i West Ham – informon GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha. Megjithatë, trajneri i ‘Hammers’, Manuel Pellegrini ende nuk ka treguar ndonjë interesim për italianin.
Balotelli aktualisht është pa klub pas përfundimit të kontratës me Olympique Marseille. Pavarësisht 51 golave në vetëm 81 paraqitje gjatë tre viteve të tij në Francë, problemi i tij mbetet tek karakteri.
Ai edhe në të kaluarën ishte pjesë e Liverpoolit dhe Manchester Cityt, andaj nuk do të ishte një pengesë adaptimi i tij në Premierligë.